Bota

Shkak një mosmarrëveshje për tregtimin e peshkut? Të shtëna me armë zjarri në Itali, vriten dy persona

Mësohet se autori i krimit është një 72-vjeçar, pronar i një biznesi brenda tregut të peshkut, i cili hapi zjarri ndaj dy personave të tjerë, të moshës 58 dhe 47-vjeç.

1 Tetor 2024, 09:11 Nga M.B

 

Shkak një mosmarrëveshje për tregtimin e peshkut? Të
Foto nga vendi i ngjarjes

 

ITALIA- Dy persona janë vrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në tregun e peshkut në Salerno në Itali. Mësohet se autori i krimit është një 72-vjeçar, pronar i një biznesi brenda tregut të peshkut, i cili hapi zjarri ndaj dy personave të tjerë, të moshës 58 dhe 47-vjeç.

Njëri prej personave ndërroi jetë në vend, ndërsa i dyti në spital ku u transportua për ndihmë mjekësore. Ndërkohë autori pasi kreu krimin është vetëdorëzuar në polici. Nga hetimet rezulton se shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje për tregtimin e peshkut.

italia

Sondazh

Poll