Bota

Para sulmit tokësor, forcat izraelite kryejnë operacione hetimore brenda Libanit/ Synohet të zbulohen pozicionet e Hezbollahut

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant u tha krerëve të këshillit lokal në Izraelin verior se faza tjetër e luftës përgjatë kufirit jugor të Libanit do të fillojë së shpejti dhe do të mbështesë qëllimin për të sjellë në shtëpi izraelitët që kanë ikur nga raketat e Hezbollahut gjatë gati një viti lufte kufitare.

30 Shtator 2024, 22:30 Nga E. D
Para sulmit tokësor, forcat izraelite kryejnë operacione hetimore
foto ilustruese

LIBAN- Izraeli duket i gatshëm të kryejë një pushtim të kufizuar tokësor të Libanit jugor që do të fokusohet në pastrimin e infrastrukturës së Hezbollahut nga zona kufitare. Dy zyrtarë amerikan thanë se operacioni mund të fillojë menjëherë.

Zyrtari amerikan, duke përmendur diskutimet midis Izraelit dhe administratës Biden gjatë fundjavës, tha se Izraeli me sa duket kishte zvogëluar planet për një pushtim të madh tokësor dhe tani do të nisë një fushatë më të kufizuar të fokusuar në shkatërrimin e raketave të Hezbollahut dhe depove të armëve, dhe më pas në tërheqjen. 

Të hënën, forcat izraelite dukej se filluan të vendosnin bazat për operacionin që do të vinte, duke kryer bastisje të vogla ndërkufitare, sipas izraelitëve të njohur me këtë çështje. Yaakov Amidror, një ish-gjeneral-major izraelit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, tha se misione të tilla hetuese shihen si një hap i parë i domosdoshëm përpara se të hyjnë më shumë trupa.

Gjatë gjithë kohës, ushtria izraelite ka zhvendosur trupa dhe pajisje në zonat e vendosura në frontin verior për tu përgatitur për një pushtim, duke shpresuar të ndryshojë përgjithmonë ekuilibrin e fuqisë përgjatë kufirit libanez. Të hënën në mbrëmje ajo caktoi tre qytete në veri të Izraelit si zona të mbyllura ushtarake.

“Faza tjetër në luftën kundër Hezbollahut do të fillojë së shpejti”, tha të hënën ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant.

Izraeli ishte i përkushtuar që të lejonte dhjetëra mijëra banorë të zhvendosur nga veriu nga zjarri i Hezbollahut të ktheheshin në shtëpitë e tyre, shtoi ai. Me gjithë pengesat e Hezbollahut, nënkryetari i tij u zotua të hënën se grupi ishte i përgatitur për një luftë të zgjatur. I mbështetur nga Irani, Hezbollahu kishte ndërtuar arsenalin e tij të armëve dhe shtrirjen strategjike gjatë dekadave, duke luftuar Izraelin nga fronti i brendshëm, ndërsa formësonte konfliktet nga Siria në Jemen.

Por në hapësirën e dy javëve, Izraeli ka shkatërruar imazhin e grupit si një fuqi e frikshme rajonale. Ofensiva ushtarake e përshkallëzuar e Izraelit ka shkaktuar një katastrofë të madhe humanitare në Liban, një vend tashmë i rrethuar nga problemet financiare dhe mosfunksionimi politik.

Të paktën 1,168 njerëz janë vrarë që nga 17 shtatori, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë, e cila nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve. Qindra mijëra janë të zhvendosur. Në Izraelin verior, gati 70,000 njerëz mbeten të zhvendosur dhe, në fillim të këtij muaji, kryeministri Benjamin Netanyahu e bëri kthimin e tyre në shtëpitë e tyre një qëllim zyrtar të luftës.

"Ne do të përdorim gjithçka të nevojshme ... nga ajri, nga deti dhe nga toka," u tha Gallant trupave të hënën.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll