Bota

Kryeministri i ri i Japonisë Shigeru Ishiba njofton zgjedhje në 27 tetor

Hoxha tha se Proda, është oficer që ka ngjitur hierarkinë duke kryer të gjithë detyrat si inspektor, pasj shef komisariati, nëndrejtor krimesh, se aty mbledh edhe informacion dhe prej një viti ishte drejtori i policisë së Elbasanit.

30 Shtator 2024, 22:59 Nga N.F
Kryeministri i ri i Japonisë Shigeru Ishiba njofton zgjedhje në 27
Shigeru Ishiba

JAPONI- Shigeru Ishiba, kreu u partisë në pushtet në Japoni, ka në plan të thërrasë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 27 tetor, pasi të zgjidhet në postin e kryeministrit të martën. Zoti Ishiba u zgjodh në krye të Partisë Liberal Demokrate të premten dhe pritet të pasojë Fumio Kishidën në detyrën e kryeministrit, pasi koalicioni i partisë së tij ka shumicën në Parlament. Ai e përmendi datën e zgjedhjeve, ndërsa njoftoi të hënën emrat e drejtuesve të lartë të partisë, përpara se sa të krijojë qeverinë e re.

Mbajtja e zgjedhjeve nuk është ende një vendim zyrtar, pasi ai nuk ka marrë detyrën e kryeministrit, por zoti Ishiba tha se e njoftoi datën për arsye logjistike ndaj institucioneve, që do të duhet të përfshihen në përgatitjen e zgjedhjeve në një periudhë relativisht të shkurtër. Ai caktoi në krye të grupit të posaçëm për zgjedhjet ish ministrin e Mjedisit, Shinjiro Koizumi, i treti në hierarikinë e partisë.

Ai pritet të emërojë ekspertët në fushën e mbrojtjes dhe të besuarit e tij, Takeshi Iwaya dhe gjeneral Nakatani përkatësisht si ministër të Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Zoti Ishiba ka propozuar krijimin e një aleance aziatike të ngjashme me NATO-n dhe shtimin e diskutimeve mes partnerëve rajonalë për mbrotjen bërthamore.

Ai ka sugjeruar një aleancë më të barabartë në fushën e sigurisë mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, përfshirë menaxhimin e përbashkët të bazave amerikane në Japoni dhe vendosjen e bazave të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë në Shtetet e Bashkuara. Partia Liberal Demokrate ka qeverisur thuajse pa ndërprerje Japoninë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Anëtarët e partisë mund t'i kenë parë pikëpamjet më të moderuara të zotit Ishiba si vendimtare për të zmbrapsur opozitën me prirje liberale dhe për të fituar mbështetjen e votuesve, ndërsa partia është përfshirë nga skandalet e korrupsionit që çuan në rënie të mbështetjes së kryeministrit në largim Kishida.

Zoti Ishiba theksoi të premten se Japonia duhet të përforcojë sigurinë e saj, duke vënë në dukje shkeljet e fundit të hapësirës ajrore japoneze nga avionët luftarakë rusë dhe kinezë dhe lëshimet e raketave nga Koreja e Veriut.

Ai u zotua të vazhdojë politikat ekonomike të paraardhësit Kishida që synon uljen e çmimeve dhe rritjen reale të pagave, si dhe trajtimin e sfidave të tilla si rënia e nivelit të lindjeve dhe popullsisë.

Zoti Ishiba u zgjodh për herë të parë deputet në 1986 dhe ka mbajtur rolin e ministrit të Mbrojtes, të Bujqësisë dhe poste të tjera kyçe në qeveri. Ai ka qenë dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberal Demokrate kur kryeministër ishte Shinzo Abe./ VOA

shigeru ishiba japoni

Sondazh

Poll