Bota

FOTO/ Republikani duket se ka lënë shenjën e tij në Las Vegas! Statuja 12 metra e lartë e Trump nudo shfaqet në autostradë

Statuja paraqet Trump me shprehje të zemëruar, krejt te zhveshur, dhe disa litarë bëjnë që ai të mund të lëvizë si një marionetë.

30 Shtator 2024, 18:12 Nga E. D
FOTO/ Republikani duket se ka lënë shenjën e tij në Las
Donald Trump

LAS VEGAS- Një statujë denigruese e ish-presidenti amerikan Donald Trump është ngritur në Las Vegas. Statuja 12 metra e lartë paraqet republikanin krejtësisht të zhveshur. Statuja me titull “I shtrembër dhe i turpshëm”, ishte ngritur pranë gardhit të autostradës Interstate 15 në veri të Las Vegas, Nevada, më 28 shtator.

Statuja paraqet Trump me shprehje të zemëruar, krejt te zhveshur, dhe disa litarë bëjnë që ai të mund të lëvizë si një marionetë. Gjithashtu objekti është krijuar me metal të veshur me shkumë dhe peshon rreth tre ton. 

Krijuesit e saj që nuk pranojnë të identifikohen thanë se është një deklkaratë e guximshme për transparencën dhe dobësinë e figurave publike. Ndersa kritikët e kanë dënuar veprimin si një dehumanizimi kandidatit republikan para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

donald trump

Sondazh

Poll