Bota

A u helmua Alexei Navalny? Media ruse zbardh dokumentet e papublikuara: Ekspertiza e lëshuar nga Komisioni hetimor është ndryshuar!

Një version i mëparshëm i tyre, i nënshkruar nga hetuesi rus Alexander Varapaev, thotë se Navalny kishte simptoma që tregonin helmim.

30 Shtator 2024, 15:56 Nga N.F

A u helmua Alexei Navalny? Media ruse zbardh dokumentet e papublikuara:

Alexei Navalny

RUSI- Detaje dhe skenarë të rinj kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Sipas informacioneve të reja që dalin në dritë ka të dhëna se ai është helmuar. Këto indikacione duket se i posedon media e pavarur ruse "The Insider", e cila citon dokumente zyrtare të papublikuara.

Duhet theksuar se, që në momentin e parë që u bë e njohur vdekja e kundërshtarit më të madh politik të presidentit rus, Vladimir Putin, mbështetësit e Navalny nuk u dukën të bindur se kjo ishte për shkaqe natyrore dhe drejtuan me gisht drejt Kremlinit.

Komiteti Hetimor Rus që shqyrtoi shkakun e vdekjes së Navalny arriti në përfundimin se ai "nuk ishte kriminal në natyrë" dhe ishte për shkak të një "kombinimi sëmundjesh". Megjithatë, dokumentet e cituara nga "The Insider" sugjerojnë se informacioni i lëshuar nga Komisioni në lidhje me simptomat e Navalny ishte redaktuar.

Pra, çfarë thonë dokumentet? Një version i mëparshëm i tyre, i nënshkruar nga hetuesi rus Alexander Varapaev, thotë se Navalny kishte simptoma që tregonin helmim.

"Dëshmitë që tregojnë për helmim janë zhdukur. I dënuari u shtri në dysheme dhe filloi të ankohej për dhimbje akute të barkut. Ai filloi të vjella, kishte konvulsione dhe humbi vetëdijen, gjë që u raportua menjëherë te stafi mjekësor i institucionit korrektues," sipas një dokumenti të rastit që shoqëronte vendimin e thirrjes, raportoi Politico, duke cituar The Insider.

Në një version të mëvonshëm përfundimtar të punimit, megjithatë, të gjitha referencat për dhimbjet e barkut, të vjellat dhe konvulsionet u hoqën.

"Nëse këto do të ishin simptoma normale, atëherë pse nuk do t'i kishin lënë ato?" komenton kryeredaktori i The Insider.

 

alexei navalny rusi

Sondazh

Poll