Bota

Papa Françesku shkakton bujë, i quan mjekët që kryejnë abortin si vrasës

Komentet kanë shkaktuar bujë në internet, me komentuesit pro abortit që thonë se ndalimet e abortit nuk kanë shpëtuar kurrë jetë.

30 Shtator 2024, 16:52 Nga E. D
Papa Françesku shkakton bujë, i quan mjekët që
Papa Françesku

ROMË- Papa Françesku ka shkaktuar polemika pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”.  Papa kto komente i bëri duke folur me gazetarët në aeroplanin që po e kthente në Romë pas një vizite tre-ditore në Belgjikë.

“Mjekët që e bëjnë këtë janë më lejoni fjalën vrasës. Ata janë vrasës the për këtë nuk mund të debatoni. Ju po vrisni një jetë njerëzore," tha Papa. 

Komentet kanë shkaktuar bujë në internet, me komentuesit pro abortit që thonë se ndalimet e abortit nuk kanë shpëtuar kurrë jetë. Kjo është hera e dytë në pak javë që udhëheqësi i Kishës Katolike pyetet për pikëpamjet e tij mbi abortin gjatë një konference shtypi.

Gjithashtu Françesku tha se votuesit amerikanë duhet të zgjedhin të keqen më të vogël kur të vendosin midis një kandidati presidencial që dëshiron të dëbojë emigrantët dhe atij që mbështet të drejtat e abortit, një referencë për Donald Trump dhe Kamala Harris.

papa françesku

Sondazh

Poll