Bota

Përmbytjet në Nepal/ 129 persona të vdekur dhe 62 rezultojnë të zhdukur

Bëhet me dije se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në vendin me rreth 30 milionë banorë, shkollat ​​do të mbyllen për tre ditët e ardhshme. 

30 Shtator 2024, 15:25 Nga E. D
Përmbytjet në Nepal/ 129 persona të vdekur dhe 62 rezultojnë
pamje nga permbytjet

NEPAL- 129 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nepal, ndërsa 62 persona raportohet se janë të zhdukur. Bëhet me dije se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në vendin me rreth 30 milionë banorë, shkollat ​​do të mbyllen për tre ditët e ardhshme. 

Përmbytjet kanë paralizuar trafikun dhe aktivitetet e përditshme në Luginën e Katmandu, dhe tre autostrada, duke përfshirë rrugën kryesore Prithvi që lidh Katmandu me pjesën tjetër të vendit, janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

“Trafiku i autobusëve është i ndaluar në rrugë gjatë natës dhe shoferët këshillohen të mos dalin në rrugë. Shiu pritet të vazhdojë gjatë fundjavës”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Nepalit.

Pjesë të Katmandu u përmbytën plotësisht, si dhe shumë shtëpi, duke i detyruar banorët të strehoheshin në katet e fundit të ndërtesave të tyre të banimit dhe forcat e sigurisë nepaleze u vunë në gatishmëri të lartë.

permbytjet ne nepal

Sondazh

Poll