Bota

Izraeli vret edhe pasuesin e kreut të Hezbollahut, kush pritet të marrë drejtimin?

Kaouk thuhet se ishte një nga ata që konsiderohej të pasonte Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten, si kreu i Hezbollahut.

29 Shtator 2024, 11:36 Nga M.B
Izraeli vret edhe pasuesin e kreut të Hezbollahut, kush pritet të
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka njoftuat se ka eleminuar liderin e lartë të Hezbollahut, Nabil Kaouk, një nga pak drejtuesit e lartë të mbetur të organizatës. Kaouk thuhet se ishte një nga ata që konsiderohej të pasonte Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten, si kreu i Hezbollahut.

Zgjedhjet se kush do të drejtojë tani organizatën po ngushtohen, me analistët që thonë se Hashim Safieddine, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut, është zgjedhja e favorizuar. Vdekja e Kaouk është një goditje e mëtejshme për udhëheqjen e Hezbollahut, tashmë të shkatërruar nga një fushatë e pamëshirshme e vrasjeve izraelite. Naeem Qassem, zëvendëssekretari i përgjithshëm i organizatës, thuhet se është gjithashtu në garë.

lindje e mesme

Sondazh

Poll