Politike

"Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin trafikun e drogës", Berisha: Burgosja e tij është akt lufte ndaj nesh

Kryedemokrati u shpreh se PD do ti përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare dhe me mosbindjen më të fuqishme civile.

28 Shtator 2024, 13:29 Nga r.ll
"Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë gazetarët, ku foli për burgosjen e deputetit Ervin Salianji. Berisha tha se ai iu faktoi shqiptarëve se vëllazëria Xhafaj me Geronin vijonin me trafiqet e drogës nga porti i Vlorës. 

Ai tha më tej se burgosja e tij ishte akt lufte ndaj opozitës, luftë të cilën Edi Rama , sipas Berishës e ka shpallur që me lënien e tij në arrest shtëpie. Kryedemokrati u shpreh se PD do ti përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare dhe me mosbindjen më të fuqishme civile.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ervin Salianji u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm se vëllazëria Xhafaj me Geronin vazhdoni trafiqet nga porti i Vlorës dhe se pushteti i drogës dhe krimit të Edi Ramës, pasi zëvendësoi Saimir Tahirin dhe Habilajt e tij, u dha ‘karta bianka’ vëllazërisë Xhafaj, e cila përveç trafiqeve dominonte me Olsin, lojërat e fatit.

Burgosja e Ervin Salianjit ishte një akt lufte ndaj nesh, por nuk ishte akti i parë i luftës. Edi Rama këtë luftë e shpalli me kohë, që kur rrëmbeu flamurin e PD-së, vendosi në ‘arrest shtëpie’, pa asnjë fakt, bazë, dokument, kryetarin e kësaj partie. Arrestoi kandidatin fitues të Bashkisë së Himarës dhe i rrëmbeu mandatin, përfaqësuesin e opozitës. Vuri në ndjekje penale drejtues të tjerë, apo persekutim publik, Ilir Metën, Fatmir Mediun. Pra ky është akti i fundit me të cilin Edi Rama, i shpall luftë opozitës.

Unë jam sot këtu para jush për të deklaruar se PD, do ti përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare, me mosbindjen më të fuqishme civile, se kjo parti as nuk kalon në klandestinitet as nuk shmang proceset zgjedhore.
Por kjo parti do të përdorë të gjithë guximin, vendosmërinë, trimërinë, e mijëra e mijëra anëtarëve dhe mbështetësve të saj, në mënyrë që ti japë përgjigjen më të merituar mafias Rama-Xhafaj, në mënyrë që të realizojë atë që në pamje të parë duket mision i pamundshëm.

Por si parti e misioneve të mëdha e të pamundshme, për demokratët sot nuk ka asgjë të pamundshme. Do të realizojë përmbysjen e kësaj ngrehine droge dhe krimi të vëllazërive mafioze, Rama, Xhafaj etj., dhe do të çelë për shqiptarët rrugën e zgjedhjeve të lira në një qeveri teknike. Do të rikthejë Shqipërinë në procest e zhvillimit dhe integrimit të saj.
O sot, o kurrë, demokrate e demokratë jeni të ftuar ti përkushtoheni me çdo gjë kësaj beteje vendimtare për fatin e PD-së.
Vendimtare për fatin e opozitës dhe pluralizmit. Vendimtare për fitoren mbi krimin, mafian dhe drogën, vendimtare për fatin e Shqipërisë.", tha Berisha.

burgosja e ervin salianjit sali berisha

Sondazh

Poll