Aktualitet

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, shpëtohen tetë turistët nga Hollanda, njëri prej tyre u pickua nga gjarpri

Gjithashtu njëri prej tyre ishte pickua nga një gjarpër dhe më pas i është dhënë ndihmë mjekësore.

28 Shtator 2024, 20:36 Nga E. D
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së
pamje nga vendngjarja

PUKË- Tetë turistë nga Hollanda janë shpëtuar gjatë mbrëmjes së sotme, pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës. Gjithashtu njëri prej tyre ishte pickua nga një gjarpër dhe më pas i është dhënë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës dhe njëri prej tyre u pickua nga një gjarpër, Policia iu erdhi në ndihmë tetë turistëve nga Hollanda. Salla Operative e Komisariatit të Policisë Pukë mori njoftim se grupi i turistëve kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës dhe njëri prej tyre ishte pickuar nga një gjarpër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Pukë, së bashku me Ekipin e zjarrfikësve të Bashkisë Pukë, u nisën në drejtim të zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

Grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, së bashku me një ekip mjekësor, shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit. Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e Policisë në destinacionin ku ishin akomoduar.

turiste holandeze

Sondazh

Poll