Aktualitet

Dhunohet gjatë natës në Yzberisht një polic burgjesh, dërgohet me urgjencë te Trauma, autorët i marrin armën e shërbimit

Sipas raportimeve autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar.

28 Shtator 2024, 10:03 Nga r.ll
Dhunohet gjatë natës në Yzberisht një polic burgjesh,
spitali i traumes

TIRANË- Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një efektiv burgu është dhunuar në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. 

Polici i dhunuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës, ndërsa ende nuk dihet as gjendja e tij shëndetësore .

Sipas raportimeve autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar. Ende nuk dihen autorët dhe shkaku i ngjarjes së rëndë. Pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spitali i traumes

Sondazh

Poll