Bota

Gazetarët gjermanë: Si bën presion dhe kërcënon kryeministri Edi Rama 

Von Rohr thekson se vetë Rama i ka marrë në telefon në orët e vona të natës dhe ka tentuar që t'i bëj preson dhe të ndikoj në artikull.

28 Shtator 2024, 17:46 Nga I.A
Gazetarët gjermanë: Si bën presion dhe kërcënon
Edi Rama

TIRANË- Shkrimi që gazeta prestigjoze gjermane 'Der Spiegel', ka bërë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe korrupsionin në vendin tonë, duket se ka prekur telat e kryeministrit. Gazetari i Der Spiegel Matthew von Rohr, teksa ka shpërndarë lajmin e publikuar në platformën X, ka shkruar se kryeministri Rama teksa u përball me artikullin e medias gjermane, ka tentuar që t'i bëj presion për të hequr shkrimin. Von Rohr thekson se vetë Rama i ka marrë në telefon në orët e vona të natës dhe ka tentuar që t'i bëj preson dhe të ndikoj në artikull.

Postimi i gazetarit Mattheë von Rohr:

Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi. “Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”

Reagimin e gazetarit të Der Spiegel e ka shpërndarë dhe kolegu tjetër gjerman nga media Frankfurter Allgemeinen Zeitung, Michael Martens. Martens në postimin e tij po në X, thekson faktin që të njëjtin presion nga kryeministri Rama e kanë përjetuar shumë gazetarë të tjerë. Sipas Martens, Rama telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t’i mbysë ata nën një valë kërcënimesh. Ndërkohë që ka shtuar se nëse Rama nuk arrin t'i blej gazetarët, tenton t'i ofendoj ata dhe t'i kërcënojë. 

Reagimi i gazetarit Michael Martens:

Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t’i mbytë nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën tenton t’ju ofendojë.

Gazetari tjetër gjerman, Peter Tiede shkruan në një postim në Twitter, se telefonat e Ramës janë legjendare, me kërcënime për padi dhe fyerje, por në fund tërhiqet.

Postimi i Peter Tiedes:

Oh po! Thirrjet e Edi Ramës janë legjendare. E përndryshe padi (dhe tërhiqet) ose denigron e fyen gazetarët e huaj - i kemi parë të gjitha. Ai ofendon kolegët shqiptarë – apo edhe prek në fytyrë një gazetar. Ai lufton opozitën si një kumbar mafioz: Lideri i opozitës është në arrest shtëpie prej qindra ditësh pa akuzë dhe nuk mund të ushtrojë mandatin e lirë të deputetit. Edhe një politikan greko-shqiptar është në paraburgim prej muajsh pa akuzë dhe nuk mund të ushtrojë mandatin e tij si eurodeputet.

Por BE-ja dhe Gjermania po e shoqërojnë atë - me Der Standard, Politico, shumë të tjerë til Bild dhe Der Spiegel, të cilët botuan mjaft histori ndriçuese për ‘Tall One’, i cili e shkurtoi emrin e tij në Edi pas qëndrimit në Gjermani dhe Francë në fillim të viteve '90. Por ai gjithmonë bën atë që u pëlqen të tjerëve. Dhe nëse është e nevojshme, ai gjithashtu mund të kërcënojë dhe bën edhe si një ‘djalë i fortë'.

Por kjo tentativë e kryeministrit Rama është e njohur dhe e praktikuar shumë me gazetarët shqiptarë në vend. Të shumta kanë qenë rastet kur Rama, teksa është vënë në vështirësi nga Rama, në vend që tu përgjigjet pyetjeve të tyre, ka tentuar që t'i ofendoj apo ti kërcënoj ata. Rastet më të fundit janë të gazetarët Klevin Muka por edhe të gazetares Ambrozia Meta, ku jo pak herë i është bërë presion nga Rama. 

der spiegel matthew von rohr michael martens

Sondazh

Poll