Sport

Shtohen tifozët agresivë në Premier League, policia tregon rritjen e frikshme të shifrave!

Home Office ka publikuar gjetjet e tyre më të fundit se cili klub i Ligës Premier kishte më së shumti probleme me tifozët në sezonin e kaluar.

28 Shtator 2024, 00:19 Nga DOSJA
Shtohen tifozët agresivë në Premier League, policia tregon

ANGLI - Shifrat për edicionin 2023/24 tregojnë se njëra skuadër është shkelëse e përsëritur kur bëhet fjalë për arrestimet e tifozëve të sajë ultras. Qeveria britanike ka publikuar të enjten, të dhënat dhe u zbulua se si një klub nga Londra ka patur një rritje prej 14 incidentesh nga sezoni i kaluar.

Siç transmetohet nga Standard Sport, West Ham United kryeson tabelën me 103 arrestime ose urdhra ndalimi të lëshuara për tifozët e tyre. Shifra është rritur nga 89 arrestime për tifozët e Hammers gjatë sezonit 2022/23, gjë që nuk e ka kënaqur hierarkinë në klub.

Sezonin e kaluar, 88 tifozë nga Manchester City dhe Manchester United u arrestuan, dhe dy klubet e e të njëjtit qytet ndodhen në vend të dytë në këtë klasifikim. Arsenali i ndjekur me 85 dhe 67 tifozë të  Chelsea ishin ndaluar. West Brom pati rritjen më të lartë të arrestimeve në sezonin 2023/24 në krahasim me sezonin e mëparshëm, nga 11 arrestime shkuan në 51.

Raporti i Home Office thoshte: “Në sezonin 2023-2024 pati 2,584 arrestime të lidhura me futbollin, një rritje prej 14 për qind (+320 të arrestuar) krahasuar me sezonin 2022-2023, e nxitur nga një rritje e arrestimeve për posedimin e substancave narkotike (+144) dhe arrestime të bëra në Angli dhe Uells në lidhje me turnetë europian (+180)”.

“Të dhënat e marra më 1 gusht 2024 treguan se kishte gjithsej 2,172 urdhra ndalimi të futbollit në fuqi në Angli dhe Uells, një rritje prej 34 për qind krahasuar me 1 gusht 2023 (1,624)”. “Brenda sezonit 2023-2024, janë lëshuar 825 urdhra të rinj ndalimi, një rritje prej 21 për qind krahasuar me sezonin 2022-2023”, thuhet më tej në raportin e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll