Sport

Tetova nuk e bën të madhe, ka besim te Egnatia e tij: “Është faza e parë, kemi kohë’

Pas humbjes ndaj Vllaznisë në Shkodër, Egnatia pëson humbjen e dytë 0-2 në shtëpi nga Partizani

27 Shtator 2024, 19:32 Nga DOSJA

Tetova nuk e bën të madhe, ka besim te Egnatia e tij:

RROGOZHINE - Egnatia thyhet në shtëpi, duke u mposhtur nga Partizani me rezultatin 0-2. Kampionët në fuqi vijojnë formën jo të mire, duke pësuar sërish një rezultat negativ ndaj rivalëve direkt. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij në mikrofonin e RTSH Sport.

“Vështirësinë e dimë. Kishim 3 mungesa në mbrojtje, janë shumë. Kthyem Aleksin poshtë, por humbëm mesfushën. Lojtarët e patën mundësitë të tregojnë veten, por është vetëm faza e parë dhe kemi ndeshje përpara.

Pati një reagim të skuadrës, por pa u pasqyruar mirë në portën e Partizanit. Në pjesën e dytë zbritën në bllok të ulët fare dhe krijoi vështirësi. Pjesa e parë, Partizani na mori mesfushën dhe pati superioritet. Do të bëjmë analizën për të parë gabimet tona.

Zejnullain e kemi provuar djathtas në mungesë të Fangaj. Provuam në të dytën të shkojmë në manovrën tonë, por ka edhe ditë të këqija. Partizani ishte në një bllok shumë të mirë poshtë.

Që nga faza e katërt vjet kam luajtur 3-5-2, pasi i përdora të gjitha skemat. Edhe në Final Four e më pas në Europë. Sot ishim të detyruar. E pranoj që Partizani fitoi mesfushën. Nuk ishte një ndeshje me ritëm dhe kjo nuk më pëlqeu si trajner.

Egnatia më e brishtë? Mendoj vetëm për lojën, goli do të vijë. Nuk është një Egnatia e brishtë, por një që ka nevojë të mblidhet”,- tha Tetova.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll