Sport

VIDEO / Flet pas sulmit presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut: “Më sulmuan tre persona, por…!”

Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal.

28 Shtator 2024, 00:11 Nga DOSJA
VIDEO / Flet pas sulmit presidenti i Federatës së Futbollit të

MAQEDONI E VERIUT - Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është sulmuar nga persona të panjohur pasditën e kësaj të premte.

Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal.

“Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin “Ballkanika” dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”, tha Sejdini për Klan Maqedoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll