Sport

VIDEO/ Partizani mposht Egnatian dhe merr 'hak' për humbjen e titullit...

Për javën e 7-të të Abissnet Superiores, Egnatia humbi 0-2 në sfidën me Partizanin

27 Shtator 2024, 19:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Partizani mposht Egnatian dhe merr 'hak' për humbjen e

RROGOZHINE - Pas tri barazimeve radhazi, Partizani ka kryer sot një ‘hakmarrje’ të vogël për finalen e humbur në sezonin e kaluar, teksa ka mundur në shtëpinë e saj Egnatian, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në renditje, pas 12 pikëve të grumbulluara pas 7-të javësh të Abissnet Superiores.

Të dy skuadrat vinin pas një barazimi zhgënjyes në kampionat në javën paraardhëse, por në sfidën e sotme ishte Partizani që u shfaq shumë më ngulmues, duke kërkuar golin dhe duke e gjetur atë me anë të Ismailit (20’).


Më pas të kuqtë administruan me qetësi shifrat duke tentuar të mbanin larg portës rrogozhinasit, të cilët kanë humbur shkëlqimin e tyre në fazën ofensive.

Goli që vulosi fitoren 2-0 erdhi nga një kundërsulm me Bintsukën (60’) në pjesën e dytë, ia bëri punën më të thjeshtë kryeqytetasve.


Të kuqtë e Partizanit, në minutat e mbetura, rrallëherë u rrezikuan me Qirkon, i cili u vu në vështirësi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Egnatia goditi një traversë kur fati i ndeshjes ishte vendosur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll