Politike

"Beteja për drejtësi nuk ndalet", avokati i Salianjit: Në asnjë fashikull të dosjes nuk ka prova që e ngarkon me përgjegjësi penale Salianjin

Braho shprehet se beteja për drejtësi nuk do ndalet dhe do të ndiqet deri në fund. 

27 Shtator 2024, 22:55 Nga r.ll
"Beteja për drejtësi nuk ndalet", avokati i Salianjit:
ledio braho

TIRANË- Avokati i deputetit të PD-së Ervin Salianjit, Ledio Braho ka reaguar pas transferimit të klientit të tij në burgun e Fierit.

Braho shkruan në një psotim në Facebook se në dosjen që sipas tij është unike nga numri i fashikujve nuk ka asnjë provë të vetme që e ngarkon me përgjegjësi penale Ervin Salianjin.

Braho shprehet se beteja për drejtësi nuk do ndalet dhe do të ndiqet deri në fund. 

POSTIMI I BRAHOS: 

Qe nga maji i vitit 2018 e deri sot e kam asistuar si mik dhe si avokat Ervin Salianjin qe nga pyetja e pare ne cilesine e personit qe kishte dijeni per vepren penale e deri ne proceduren e ndjekur per ekzekutimin vullnetar te nje vendimi penal qe e denoi pa ligj.

Qe ne kohen e Romes se lashte, i madh e i vogel e di qe nuk ka kallezim te rreme pa kallezim, te vetmit qe rastisen qe nuk donin ta dinin kane qene ata qe e kane hetuar, akuzuar dhe denuar Ervinin dhe Jetmirin ne dy shkalle te nje gjyqesori qe nuk ka guxim te jape drejtesi.

E gjithe dosja, e cila eshte unike per nga numri i fashikujve dhe veprimeve procedurale hetimore qe jane ndermarre ndonjehere per "kallezim te rreme", nuk ka asnje prove te vetme qe mund te ngarkoje me pergjegjesi penale Ervinin, megjithate rezultati eshte nje vendim i formes se prere qe e denoi me burg pa fakt penal dhe pa asnje prove.

Megjithate, kjo nuk na dekurajon per te ndjekur betejen per drejtesi deri ne fund sepse patjeter qe diku ne nje gjykate, ne mos shqiptare, nderkombetare, do gjenden disa gjyqtare qe denoncimin publik te nje deputeti te opozites, do e konsiderojne gur themeli te demokracise dhe jo fakt penal.

Ti ke qene dhe mbetesh miku im, jo vetem ne betejat e ligjit, por ne çdo hap te kesaj rruge te veshtire. Aty ku drejtesia vonon, miqte qendrojne!

ledio braho ervin salianji

Sondazh

Poll