Politike

Rama në OKB: Kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta, kemi nevojë për tolerancë e besim

Kreu i qeverisë shtoi se toleranca mes myslimanëve dhe të krishterëve, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi.

27 Shtator 2024, 21:55 Nga r.ll
Rama në OKB: Kohërat në të cilën jetojmë nuk mund
EDI RAMA

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York. Rama u shpreh se kohërat në të cilat po jetojmë nuk mund të ishin më të zymtra dhe sfiduese. 

Ai tha se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, sipas tij jo vetëm duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në kompleksitetin e teorive tona.

Kreu i qeverisë shtoi se toleranca mes myslimanëve dhe të krishterëve, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi.

"Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit. Mos u gaboni, tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo thjeshtë të tolerojmë , por të tolerojmë me respekt. Jo thjeshtë duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në kompleksitetin e teorive tona. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv i densiteti të dikujt. Toleranca që shqiptarët myslimanë dhe të krishterë shprehën kundrejt hebrenjve, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi.", tha Rama. 

edi rama asambleja e okb

Sondazh

Poll