Politike

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur

Kryeministri theksoi se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare është e lidhur me bindjen humanitare.

27 Shtator 2024, 22:14 Nga E. D
Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama në OKB: U
Edi Rama

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, foli për çështjen e emigrantëve.

Kryeministri theksoi se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare është e lidhur me bindjen humanitare. Ai tha se i shtriu dorën po ashtu Italisë, për të lehtësuar vështirësitë në migracion.

|Toleranca që shqiptarët shprehen gjatë luftës së dytë botërore ndaj hebrenjve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend që e mbylli me më shumë hebrenj sesa kur nisi lufta. Të nxisim mirëkuptim e paqeve, duke vënë veten në vendin e tjetrit. Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja, ndërkohë që shtetet më të pasura u kthyen shpinën.  U dhamë strehë refugjatëve Iranian, jetët e cilëve cënoheshin. Paguam një çmim të madh me sulm kiberntik që synonte të gjunjëzonte vendin. Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi për aq kohë sa është e nevojshme. Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qënie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tonë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll