Sport

UEFA "nuk e fal" më Barcelonën: Nuk do të shesë bileta ndaj Crvena Zvezdës...

Organi që drejton futbollin europian ka vënë në fuqi sanksionin për të cilin janë paralajmëruar që në prill dhe për vendosjen e banderolës me sloganin “Flick Heil”

27 Shtator 2024, 14:00 Nga DOSJA

UEFA "nuk e fal" më Barcelonën: Nuk do të shesë

ZVICER - FC Barcelona është sanksionuar nga UEFA për një slogan, të ngjashëm me atë të regjimit nazist që u pa në tribunat kundër Monacos.

Disa ngjarje të ndodhura në ndeshjen e parë të Champions League të enjten e kaluar, më 19 shtator dhe për të cilat Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka vendosur të veprojë, duke aplikuar një sanksion që ishte ndërprerë që nga prilli i kaluar, në varësi të sjelljes së tifozët culé.

Ky komitet e sanksionoi FC Barcelonën për sjellje raciste dhe nuk do të mund t'u shesë bileta tifozëve të saj për ndeshjen e radhës jashtë fushe, përveç gjobës prej 10.000 euro. Pasojë e banderoles, që mund të shihej në tribunat e stadiumit Louis II në Monako me mesazhin "Flick Heil", i cili është i ngjashëm me atë të përdorur gjatë regjimit nazist.

Kështu, Barça nuk do të mund t’u shesë bileta tifozëve të saj për përballjen e 6 nëntorit në fushën e Crvena Zvezdës, në ditën e katërt të Champions League, duke zbatuar në këtë mënyrë nenin 26 (3) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll