Sport

Mbyllet jeva e parë e Europa League, Roma ngec me Bilbaon, Ajax shkatërron Beshikstashin

Ndërkaq Lioni mundi Olimpiakosin 2-0 dhe Eintrahti I Frakfurtit Viktori Plzen u mbyll në barazim 3-3.

27 Shtator 2024, 00:06 Nga DOSJA

Mbyllet jeva e parë e Europa League, Roma ngec me Bilbaon, Ajax

SUEDI - Rangers fiton ndeshjen e parë në Europa Legue ndaj Malmos 0-2 në trasfertë, një sukses që u duk që në minutën e parë falë shkëlqimit të futbollistit kuqezi, Nedim Bajramit që është shndërruar në yllin e golave të shpejtë në Europë.

25-vjeçarit kuqezi i kanë mjaftuar vetëm 55 sekonda për të kaluar në avantazh Rangers përballë Malmos në transfertë. Dessers bëri një lëvizje të bukur duke kaluar portierin dhe duke goditur me topin që u përplas në shtyllë, e më pas u kthye në këmbët e Bajramit, i cili me portën e boshatisur tundi rrjetën.

Ky është dhe goli i parë me Rangers pas tre ndeshjesh për yllin shqiptar, i cili duket se fiksimi i tij i ri tashmë janë golat e shpejtë. Gjithçka përpara kësaj mbërmjeje ka filluar për të me rekordin e Europianit, goli i famshëm ndaj Italisë për 24 sekonda, pak sekonda më shumë këtë here, por jo keq. Ndërkohë pak minuta nga fundi, në të 76-n, McCausland shënon edhe golin e dytë ndaj Malmos duke vulosur përfundimisht rezultatin në 0-2.

Ndërkohë një nga ndeshjet qëpritej me më shumë interes edhe për sa i përket emrave, ajo mes Romës dhe Atletik Bilbaos nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1.

Dovbik në pjesën e pare kaloi skuadrën italiane në avantazh, saktësisht në minutën e 32-të duke mbyllur 45 minutat e para me këto shifra 1-0. Fillimi i së dytës ishte sërishpozitiv për Romën që kishte edhe kontrollin e lojës, por gjithçka për ta u shua 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Paredes arriti të shënojë për të barazpeshuar rezultatin duke evituar humbjen në Olimpiko dhe duke i ndarë skuadrave nga 1 pikë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e thellë 4-0 e Ajaksit përballë turqëve të Beshiktashit ku aktivizohen lojtarët shqiptarë. Gjithsesi në këtë ndeshje luajti vetëm Milot Rashica, duke mos pasur minuta për Ernest Muçin. Ndërkaq Lioni mundi Olimpiakosin 2-0 dhe Eintrahti i Frakfurtit Viktoria Plzen u mbyll në barazim 3-3.

Mbyllet jeva e parë e Europa League, Roma ngec me Bilbaon, Ajax

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll