Aktualitet

Ishte larguar nga banesa, 92-vjeçari gjendet në ujërat e lumit Osum, shpëtohet nga mbytja

Pas denoncimit të familjarëve shërbimet e policisë kanë filluar kërkimet për 92-vjeçarin, Qemal Grëmshi i cili vuan nga skleroza.

26 Shtator 2024, 21:43 Nga E. D
Ishte larguar nga banesa, 92-vjeçari gjendet në ujërat e lumit
pamje nga vendngjarja

BERAT- Një i moshuar nga Berati është shpëtuar nga punonjësit e policisë pasi ishte duke u mbytur në lumin Osum. Pas denoncimit të familjarëve shërbimet e policisë kanë filluar kërkimet për 92-vjeçarin, Qemal Grëmshi i cili vuan nga skleroza.

Pas gati 30 minutash operacion punonjësit e policisë e kanë nxjerrë nga lumi dhe menjëherë ai është transportuar në spital, për të kryer ekzaminimet mjekësore. Por fatmirësisht 92-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.

qemal grëmshi

Sondazh

Poll