Aktualitet

Aksident në aksin Burrel-Klos, makina përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë në spital

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor i cila ka qenë duke kaluar në rrugë.

26 Shtator 2024, 21:24 Nga N.F
Aksident në aksin Burrel-Klos, makina përplas këmbësorin,
Foto ilustruese

KLOS- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Burrel-Klos. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor i cila ka qenë duke kaluar në rrugë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa i aksidentuari është i moshës rreth 70 vjeç dhe është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

aksident klos palgosje

Sondazh

Poll