Aktualitet

Skema e trajtimit ushqimor/ Lista e ushqimeve për policët, e mbushur me produkte të pashëndeshme, kërcënohen nëse ankohen

Nëse hidhni një sy në këtë listë ajo që vihet re është se kjo listë eshtë e mbushur me produkte dhe pije energjike dhe të gazuara. Një polic i cili duhet të ushqehet shëndetshëm dhe të jetë ne formë për të qenë gati në ccdo situatë ushqehet me produkte aspak të shëndetshmë.

26 Shtator 2024, 16:55 Nga N.F

Skema e trajtimit ushqimor/ Lista e ushqimeve për policët, e mbushur

Foto ilustruese

TIRANË- Një listë e publikuar së fundmi është kthyer në temë diskutimesh. Kjo për faktin se lista e ushqimeve për policët të cilët mbrojnë rendin janë të mbushura me produkte aspak të shëndetshme.  Nëse hidhni një sy në këtë listë ajo që vihet re është se kjo listë eshtë e mbushur me produkte dhe pije energjike dhe të gazuara. Një polic i cili duhet të ushqehet shëndetshëm dhe të jetë ne formë për të qenë gati në ccdo situatë ushqehet me produkte aspak të shëndetshmë.

Gjithashtu në këtë listë ka mungesë të mishit dhe perimeve. Policia e Shtetit ka rreth 10 800 efektivë të cilët trajtohen me ushqim pa pagesë mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave të marsit të vitit 2017. Në mungesë të mensave apo të shërbimeve catering në komisariatet e policisë, ky shërbim kompensohej prej shtatë vitesh në para në llogaritë bankare të pagës së tyre.

Çdo punonjës policie kompensohet me 450 lekë për një vakt të munguar dreke për ditët kur kohëzgjatja e punës është tetë orë dhe me tri vakte ose 1350 lekë për ditët kur janë të angazhuar në veprime operacionale ose procese zgjedhore që zgjasin përtej tetë orëve të zakonshme të punës.

Ndërkohë kjo listë e cila ka të listuar 4729 produkte është e mbushur me produkte me pije të gazuar, pije energjike, brende të ndryshme uji dhe biskotash. Duhet theksuar se produktet e paketura janë ato të mbushin listën ndërsa produktet e shendetshme dhe të rëndësishme për aktivitetin e një polici janë lënë në hije. Gjithashtu raportohet se pas publikimit të artikullit të "BIRN" policët janë kërcënuar që të mos flasin përndryshe do të marrin notë për thyrjen e disiplinës dhe transferime.

 

policia e shtetit lista e trajtimit ushqimor

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll