Aktualitet

Dosja Babale/ Gjykata e Apelit dënon me 100 orë pune në komunitet gazetarin Jetmir Olldashi

Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa tha se vendimi i shkallës së parë për këtë çështje është i paligjshë dhe se nuk duhet që të merret parasysh.   

26 Shtator 2024, 14:00 Nga I.A
Dosja Babale/ Gjykata e Apelit dënon me 100 orë pune në komunitet
Jetmir Olldashi

TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar sot dhe gazetarin Jetmir Olldashi për dosjen 'Babale'. Gjatë vendimit të sotëm, Apeli ka vendosur që gazetari Olldashi të dënohet me 100 orë punë në komunitet. Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa tha se vendimi i shkallës së parë për këtë çështje është i paligjshë dhe se nuk duhet që të merret parasysh.   

“Paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa”, tha avokati Sefa. 

Çfarë është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

jetmir olldashi dosja babale

Sondazh

Poll