Insights

Tërmeti që nxori zbuluar tre vjedhjet flagrante të Edi Ramës

15 Dhjetor 2019, 16:24 Nga DOSJA
Tërmeti që nxori zbuluar tre vjedhjet flagrante të Edi Ramës

TIRANË- ‘Rama është fenomen’, kjo është një nga frazat më të dëgjuara të ditëve të fundit, pasi shohim performancën mediatike të Kryeministrit të Shqipërisë. Kreu i qeverisë për gati tre javë, që nga dita kur mënxyra goditi vendin tonë, i është imponuar çdo shqiptari e shqiptareje me daljet e tij mediatike.

Çdo ditë e njëjta situatë, të njëjtat gjëra dhe i njëjti njeri që i thotë. Nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes (ka raste që e kap dhe mesnata), Rama është live në ERTV, e performanca e tij transmetohet live në të gjitha mediat (përjashtuar kanalet që japin filma për fëmijë).

3 javë, 21 ditë, Rama ka bërë një show që nuk është parë kurrë më parë. Nuk heshti as në ditën e zisë kombëtare dhe as në ditët kur vargu i arkmorteve të viktimave shkonin rresht drejt banesës së fundit. Me një slogan #Tinukdojeshkurrëvetëm dhe #Shqipërisolidare, show i Ramës vijon edhe sot, dhe pritet të vijojë dhe për shumë muaj e vite të tjera.

Por Kryeministri i Shqipërisë, pavarësisht se në pamje të parë mund të duket karizmatik, gjenial, superstar, i zgjuar, kreativ etj, nuk mund t’i fsheh vetes faktin se gjithë show-n tre javor që ia servir popullit të thjeshtë e ka të vjedhur, më saktë të grabitur.

16 orë në media, por pse…

Një nga trajnerët më të mirë në botë, Hose Mourinho, prej vitesh bën pikërisht të njëjtën gjë që Rama po bën në situatën post-tërmet. Kur skuadrat e tij nuk bëjnë më të mirën në fushë, Mourinho del para mediave merr përgjegjësitë e humbjes (vetëm këtë nuk e bën Rama), përplaset me gazetarët, bën show me median dhe e gjithë vëmendja është tek ai. Veprimet e tij marrosin të madh e vogël dhe vëmendja largohet nga problemet reale dhe merren me spektaklin e tij. Dhe debati publik e drejton ai me sjelljen e tij dhe jo me rezultatet në fushë.

Një kopje e Mourinhos është mishëruar dhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama për gati 20 ditë me radhë është bërë fenomeni i ekraneve dhe të gjithë merren me sjelljet, veshjet, lëvizjen e duarve, vështrimin e syve, por askush nuk merret me punën me ato që premton dhe ato që realizon. Rama ka arritur qëllimin e tij, del para dritës së kamerës dhe belbëzon duke mos thënë asgjë. Kreu i qeverisë vijon i qetë show-n dhe me punën e tij nuk merret askush, pasi debati drejtohet prej tij.

#Tinukdojeshkurrëvetëm, vjedhje e stilit anglez

Kryeministri Edi Rama atyre që tërmeti u shembi shtëpinë e u mori të afërmit u ka premtuar se nuk do jenë kurrë vetëm. Ai u thotë se do jetë gjithmonë me ta dhe do e kalojnë të gjithë bashkë këtë mënxyrë që bëri natyra. Por nëse shkojmë sërish në Angli, aty Mourinho drejton një prej skuadrave të Premier League kuptojmë se #Tinukdojeshkurrëvetëm është një slogan i vjedhur.

Skuadra e Liverpool qe ka një histori të lavdishme me një tifozëri të zjarrtë që ka krijuar dhe një himn të sajin. Në humbje e fitore tifozët i thonë lojtarëve se kurrë nuk do jenë vetëm. “You will never walk alone” (Kurrë nuk do jeni vetëm) është ky slogani i tifozëve të Liverpool, i huazuar nga Rama në ditën e tërmetit. Në një ditë kur shteti duhet të ndihmonte popullin, mendoi të vidhte sloganin e t’i tregonte popullin se nuk ishte vetëm.

Të vjedhësh vëllanë me solidaritet

Një tjetër slogan i krijuar që nga lëkundja e parë e tërmetit në 21 shtator është ‘Shqipëria solidare’. Qeveria me në krye Ramën në një kohë që duhej të solidarizohej me popullin, shkoi dhe vodhi vëllanë e tij. Pak kohë më parë Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit zotëronte një kompani bastesh online e cila si logo kishte dy duar që takoheshin me njëra-tjetrën. Por e njëjta logo e huazuar nga Qeveria përdoret për t’i bërë thirrje popullit që të dhurojë dhe të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti.

Në 2 muaj një strategjia e qeverisë për reagimin pas tërmetit është e ndërtuar mbi vjedhje. “Gjeniu” Edi Rama që në ditët pas tërmetit shihet si shpresa e vetme, pasi i ka rënë fati të qeverisë Shqipërinë në këto ditë të vështira, ka zhgënjyer të gjitha pasi gjithçka që ka e ka të vjedhur. Prandaj slogani i Ramës për situatën post-tërmet nuk duhet të jetë “Shqipëri solidare”, por duhet të jetë qeveri grabitqare, ose hileqare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione 3 vjedhjet e rames shqiperia solidare ti nuk do jesh kurre vetem tragjedia e 26 nentorit 2019 vjedhjet e edi rames 3 vjedhjet e rames shqiperia solidare ti nuk do jesh kurre vetem tragjedia e 26 nentorit 2019 vjedhjet e edi rames

Sondazh

Poll

Insights 14 Dhjetor 2019, 16:29

7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që mbrëmë, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke t...

Insights 10 Dhjetor 2019, 09:52

Samit sipas shijes ruse

Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris. Perëndimi dhe Ukraina janë të gatshëm për lëshime ...