Insights

Paketa Anti-Shpifje/ Rama është rruga, e vërteta dhe jeta, njësoj si Jezus Krishti

16 Dhjetor 2019, 07:06 Nga DOSJA
Paketa Anti-Shpifje/ Rama është rruga, e vërteta dhe jeta,

Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta. Ata qe besojnë se përmes ligjit të shpifjes qeveria ka synim të mbrojë të vërtetën dhe të luftojë shpifjen, mjafton t’i bëjnë vetes disa pyetje.

Kush e tha të vërtetën kur u rriten taksat, çmimi i energjisë dhe ujit, qeveria apo media? Kush e tha të vërtetën kur qeveria e mbushi Shqipërinë me drogë, qeveria apo media? Kush e tha të vërtetën kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme u implikuan drejtpërdrejtë në trafik ndërkombëtar droge, qeveria apo media? Kush e tha të vërtetën kur pati shit-blerje votash në zgjedhje, qeveria apo media? Kush e tha të vërtetën kur kostot e konçesioneve u rritën me disa fish, qeveria apo media? Kush e tha të vërtetën tek Unaza e Re, qeveria apo media? Kush e thotë të vërtetën kur tenderat jepen pa garë, qeveria apo media?

Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe do të filloni të kuptoni më mirë se cili është qëllimi i qeverisë me paketën antishpifje. Sigurisht që lajmet e rreme ekzistojnë. Sigurisht që ka media të cilat fabrikojnë lajme të pavërteta. Por një media që transmeton lajme të rreme, mund t’ja hedhë paq një herë, dy herë, pastaj përfundon në kosh sepse bëhet e pabesueshme. Influenca e saj në publik shkon në zero sepse askush nuk shikon apo lexon lajme tek një media ose portal që mashtron.

Ky është vetërregullimi magjik që bën tregu. Dhe ka sot në Shqipëri me dhjetra portale apo media që e kanë provuar këtë. Qeveria do të bëhet vetë gjykatës i së vërtetës dhe ta vendosë ajo se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër.

Si rezultat të vërtetat në Shqipëri do të jenë si më poshtë: Tenderat në Shqipëri fitohen të gjithë me garë dhe ndershmëri. Korrupsioni në qeveri dhe në shtet është zero. Ekonomia po lulëzon si asnjë herë më parë. Rrogat vitin e kaluar u rritën me 27 për qind. Check Up-i ka parandaluar 64 mijë vdekje. Rama është kryeministri më i mirë në Europë. Në fund, Rama është rruga, e vërteta dhe jeta. Njësoj si Jezus Krishti.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog klodian tomorri paketa anti shpifje klodian tomorri paketa anti shpifje

Sondazh

Poll

Insights 14 Dhjetor 2019, 16:29

7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që mbrëmë, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke t...

Insights 10 Dhjetor 2019, 09:52

Samit sipas shijes ruse

Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris. Perëndimi dhe Ukraina janë të gatshëm për lëshime ...