Politike

Shkëlzen Berisha: Në Ramistan nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata!

Berisha ka ironizuar qevërinë duke i cilësuar si "Ramistan". Ai më tej në reagim shkruan se në "Ramistan" nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata.

26 Shtator 2024, 18:52 Nga N.F
Shkëlzen Berisha: Në Ramistan nuk është krim të jesh
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Djali i kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha ka publikuar një reagim të shkurtër në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit. Berisha ka ironizuar qevërinë duke i cilësuar si "Ramistan". Ai më tej në reagim shkruan se në "Ramistan" nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata.

"Në Ramistan nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata!," shkruan Berisha në Facebook.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

shkëlzen berisha ervin salianji

Sondazh

Poll