Politike

Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit nis në tetor seanca dëgjimore, Braçe: Një delegacion i BE-së do të jetë në mbështetje të punës

Po kështu në mbështetje të punës së këtij komisioni do të jenë dhe ekspertë nga BE, Këshilli i Europës dhe i OSBE-së që do të tregojnë praktikat e tyre.

26 Shtator 2024, 10:34 Nga r.ll
Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit nis në tetor seanca
erion brace

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit ka zhvilluar një mbledhje paraditen e sotme, ndërsa bëhet me dije se do të nisë seancat dëgjimore javën e dytë të tetorit. Po kështu në mbështetje të punës së këtij komisioni, kryetari Erion Braçe tha se do të jenë dhe ekspertë nga BE, Këshilli i Europës dhe i OSBE-së që do të tregojnë praktikat e tyre. 

"Është konfirmuar zhvillimi i një workshop 2 ditor dhe një seri misionesh ekspertësh për të trajtuar praktikat më të mira në këtë fushë. Draft agjenda është hartuar nga delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Bruksel. Workshopi në fjalë do të zhvilloohet në datat 28-29 tetor.", tha Braçe.

Ai tha se gjatë muajit korrik dhe gusht turizmi ka qenë nën sulm nga grupe të posaçme keqdashëse të huaja për të larguar vëmendjen nga Shqipëria. Braçe gjatë fjalës së tij përmendi dhe dy raste të dezinformimit të lidhura me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë. 

"Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmëndje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe. Dy raste doja ti veçoja, e para ishin lajmet e zhvillimeve që kishin të bënin me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë. Konkretisht artikulli nisi nga mediat serbe dhe u amplifikua nga mediat shqiptare, ku pretendohej se Serbia ishte përgatitur për pushtimin e Kosovës. Ngjarja e dytë ka të bëjë përsëri me kto tre shtete, ku thuhej se territori serb monitorohej nga dronët shqiptarë.", tha ai ndër të tjera.

komisioni i dezinformimit erion brace

Sondazh

Poll