Java e Gjelbër e Kuvendit, deputetët socialistë takime në qarqe, Rama: Një javë angazhimi kapilar
Foto nga një prej takimeve TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka shpërndarë një pos...
Sipas Berishës, rritja ekonomike e Ramës me "narko-eurot", siç thotë ai, solli çmime në ushqime dhe të tjera 10 gjerë në 250 përqind më të larta se çmimet mesatare në BE.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama i ka rritur me dhjetëra herë pasuritë e tij. Berisha tha se Shqipëria kishte pagat më të ulëta dhe ka pagat më të ulëta përsëri. Ai shtoi se 11 vite të tjerët ecën me vrap në një kohë kur ne zbritëm shkallët poshtë e më poshtë. Sipas Berishës, rritja ekonomike e Ramës me "narko-eurot", siç thotë ai, solli çmime në ushqime dhe të tjera 10 gjerë në 250 përqind më të larta se çmimet mesatare në BE.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Po, po, Edi Rama për vete i ka rritur me dhjetëra herë pasuritë e tij. Po, po, Lubi Balluku nuk ia njeh kufirin pasurive të saj. Erion Veliaj, bashkë me soj e sorollop milionerë. Po kush nga ju o qytetarë përfitoi nga dyfishimi i prodhimit të brendshëm të vendit? Po çfarë përfituat ju nga kjo rritje? Një ndëshkim! Po cili është ky ndëshkim? Rritja e tmerrshme e çmimeve të ushqimeve dhe të çmimeve në tërësi.
Kjo rritje me narko-eurot, kjo rritje solli çmime në ushqime dhe të tjera 10 gjer në 250 përqind më të larta se çmimet mesatare në BE. Atëherë, a nuk është ndëshkim për qytetarin kjo rritje? Është parajsë për kriminelët e qeverisë, për oligarkët e saj. Është ndëshkim dhe varfërim për mbarë qytetarët shqiptarë sepse çmimet kaluan në stratosferë. Të dashur miq, këto ditë Edi Rama rrah gjoksin se arsimtari merr 950 euro, se rroga u bë 900 euro. Prisni! Ka një problem tjetër të madh.
Aty ku ishim, mbetëm. Kishim rrogat më të ulëta, kemi rrogat më të ulëta përsëri. Po pse? Se 11 vite të tjerët ecën me vrap në një kohë kur ne zbritëm shkallët poshtë e më poshtë. Pra, të dashur miq, sot diferenca me rrogat në rajon mbetet ajo që ishte para rritjes së rrogave, në një kohë kur 11 vite më parë, ne vrapuam dhe dolëm në krye të rajonit për rrogat. Ajo ishte rritje. Edhe atëherë ishte dyfishuar GDP, por u dyfishua për qytetarët, jo për oligarkët, jo për qeveritarët.
Foto nga një prej takimeve TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka shpërndarë një pos...
Silvio Gonzato TIRANA- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi sot gjetjet e studimit të saj të ri mbi punën e ...
Edi Rama NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh politike gjatë qëndrimit t&eu...
Olta Xhaçka TIRANA- Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes socialis...
Foto nga takimi NEW YORK– Në mëngjesin e punës të organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHB...
Aleksandër Vuçiç, Jared Kushner, Ivanka Trump dhe Edi Rama SHBA- Komisioni i Senatit Amerikan për Financat ka njoftuar se t&eu...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama ka bërë dhe disa batuta e ironi në lidhje me komentet që kanë dalë për shtetin...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot përgjimet telefonike të Prokurorisë mes dre...
Edi Rama NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar n&eum...
Edi Rama NEë YORK- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fjalët që kanë dalë në lidhje me krijimin e një shteti t&e...