Sport

Manchester United nuk ia del të marrë pikët e plota as me Twenten!

Në ndeshjet e tjera, lazio fitoi në transfertë me Dinamon e Kievit 3-0 ,Alkmaar mundi Elfsborg 3-2. Me të njëjtin rezultat 3-2, fitoi edhe Bodo/Glimt ndaj Portos. Galatasaray mposhti PAOK të Selanikut 2-1.

25 Shtator 2024, 23:00 Nga DOSJA

Manchester United nuk ia del të marrë pikët e plota as me

ANGLI - Këtë mesjavë startoi edhe Europa League që ashtu sikurse edhe Liga e Kampioneve këtë sezon vjen me një format krejtësisht të ri. Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Twenten në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford

Në pjesën e pare United kishte një avantazh të lehtë në zotërimin e topit dhe në minutën e 35 morën avantazhin me Christian Eriksen. Pas këtij goli Twente e pati të vështirë të reagojë, ndërsa Djajt e administruan mirë avantazhin e krijuar në minutat në vazhdim dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes pikërisht me shifrat 1-0 në favor të skuadrës angleze.

Në pjesën e dytë Twente u shfaq më agresive, ndërkohë që Manchester United mendonte të ruante energjitë në fushën e lojës. Në minutën e 68 holandezët barazuan shifrat në 1-1 me golin e Sam Lammers, që shfrytëzoi në maksimum një gabim të Eriksen.

Në të e 75-n minutë Twente tentoi të shënojë goliun e dytë por pa sukses për meritë edhe të Onanës, ndërsa Manchester united rrezikoi me Zirkzee në minutën e 76-të që u ndal nga portieri i Twentes që e dërgoi topin në goditje këndi. Në fund rezultati mbeti 1-1 me skuadrat që dolën me nga 1 pikë nga fusha e lojës

Në ndeshjet e tjera, Lazio fitoi në transfertë me Dinamon e Kievit 3-0 ,Alkmaar mundi Elfsborg 3-2. Me të njëjtin rezultat 3-2, fitoi edhe Bodo/Glimt ndaj Portos. Galatasaray mposhti PAOK të Selanikut 2-1, Anderlecht fitoi me Ferencvaros 2-1, ndërsa Nice barazoi me Real Sociedad.

Manchester United nuk ia del të marrë pikët e plota as me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll