Sport

Nevil Dede rikthehet sërish trajner në Superiore!

Dede merr kështu drejtimin e skuadrës pas largimit të Emanuel Egbo. Ky i fundit e pati ndeshjen e fundit me ballshiotët atë kundër Vllaznisë, që u humb 2-0.

25 Shtator 2024, 19:28 Nga DOSJA
Nevil Dede rikthehet sërish trajner në Superiore!

BALLSH - Trajneri Nevil Dede është prezantuar zyrtarisht te Bylisi. Vetë presidenti Besnik Kapllanaj ishte i pranishëm, ndërsa ekipi qëndronte po ashtu prezent në sallë.

Dede merr kështu drejtimin e skuadrës pas largimit të Emanuel Egbo. Ky i fundit e pati ndeshjen e fundit me ballshiotët atë kundër Vllaznisë, që u humb 2-0.

Nuk ka kohë për të humbur sepse takimi i radhës luhet 4 ditë më vonë me Elbasanin. Njohje e vjetër për Deden, që ishte pikërisht trajner i “verdhebluve” sezonin e kaluar ku u sigurua ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll