Sport

Arbitri shqiptar protagonist në ndeshjen e Europa League!

Sfida ishte mjaft spektakolare, ndërsa fati i buzëqeshi vendasve të Alkmar. Asistentët e kryesorit Xhaja në këtë takim ishin Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Në anën tjetër UEFA kishte caktuar arbitër të katërt Albert Dodën.

25 Shtator 2024, 22:36 Nga DOSJA
Arbitri shqiptar protagonist në ndeshjen e Europa League!

HOLANDE - Juxhin Xhaja ishte protagonist në sfidën e sotme të luajtur mes Elfsborg dhe Alkmar në Holandë, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 3-2.

Arbitri shqiptar akordoi karton të kuq, pas një ndërhyrje jo të rregullt të Holmen në minutën e 86-të. Lojtari i ekipit mik të Elfsborg pengoi një aksion premtues për gol. Dhe Xhaja nuk mund të kursente ndëshkimin e rëndë, teksa asnjë nuk protestoi.

Sfida ishte mjaft spektakolare, ndërsa fati i buzëqeshi vendasve të Alkmar. Asistentët e kryesorit Xhaja në këtë takim ishin Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Në anën tjetër UEFA kishte caktuar arbitër të katërt Albert Dodën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll