Bota

Presidenti turk dhe kryeministrja italiane diskutojnë për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Erdogan priti Melonin në margjinat e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të martën për të shkëmbyer mendime mbi lidhjet dypalëshe.

25 Shtator 2024, 18:09 Nga E. D
Presidenti turk dhe kryeministrja italiane diskutojnë për Lindjen e
Giorgia Meloni dhe Rexhep Tayyip Erdogan

NEW YORK- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. 

Erdogan priti Melonin në margjinat e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të martën për të shkëmbyer mendime mbi lidhjet dypalëshe.

“Situata gjithnjë e më e vështirë në Lindjen e Mesme, si dhe një angazhim i përbashkët për të mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe kërkimin për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, ishin në qendër të diskutimit”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Gjithashtu lidërt përsëritën dëshirën e tyre të përbashkët për të mbajtur sa më shpejt një samit dhe një Forum Biznesi midis dy vendeve për të forcuar lidhjet.

giorgia meloni rexhep tayyip erdogan

Sondazh

Poll