Bota

Pesë muaj pas sulmit që desh i mori jetën, kryeministri sllovak Robert Fico merr një zarf me plumb

Ky kërcënim vjen pesë muaj pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e zhytur në gjendje kome e duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra. 

25 Shtator 2024, 15:12 Nga E. D
Pesë muaj pas sulmit që desh i mori jetën, kryeministri sllovak
Rober Ficko

SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Rober Ficko ka marrë një zarf që kishte një plumb brenda. Ky kërcënim vjen pesë muaj pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e zhytur në gjendje kome e duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra. 

“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb; ai është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij.

Gjithashtu zarfi është analizuar nga ekspertët e sigurisë, të cilët janë të specializuar në mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe misioneve diplomatike. Ky kërcënim vjen në një kohë të tensionuar për Fico-n dhe vendin e tij. Personi që qëlloi Fico-n, 71-vjeçari Juraj Cintula, i cili shprehej se nuk ishte dakord me politikat e qeverisë aktuale. Ai është aktualisht në paraburgim, i përballur me akuza  për terrorizëm dhe rrezikun e një dënimi që mund të shkojë 25 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm.

Fico iu nënshtrua disa operacioneve pasi mori plagë që i rrezikuan seriozisht jetën. Politikani veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet e fundit. Nga Riga në Bratislavë, vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, dikur brenda sferës së ndikimit të Moskës, përballen me trysni në rritje që po i tensionon shoqëritë e tyre. Kjo trysni po ngre shqetësime për të ardhmen e demokracisë në rajon.

robert ficko

Sondazh

Poll