Bota

"Askush nuk e mbush boshllëkun tënd"! Vajza e Afrim Bunjakut: Ishe dhe do të mbetesh krenaria e shtetit

Arbenita në përkujtimoren e babait të saj, tha se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e tij.

24 Shtator 2024, 20:05 Nga E. D
"Askush nuk e mbush boshllëkun tënd"! Vajza e Afrim
Arbenita Bunjaku

KOSOVË- Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës një vit më parë, më 24 shtator, gjatë një sulmi në Banjskë, ka folur në këtë përvjetor të humbjes së babait të saj. Arbenita në përkujtimoren e babait të saj, tha se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e tij. Gjithashtu ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne. Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, u shpreh Arbenita. 

Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës nga terroristë serbë të cilët sulmuan me armatime të rënda me qëllim destabilizimin dhe pushtimin e fshatit Banjskë në Kosovë. Ata udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiç dhe kishin mbështetje nga Beogradi zyrtar, siç kanë zbuluar raportimet e mediave në Kosovë.

arbenita bunjaku afrim bunjaku

Sondazh

Poll