Bota

"Sa herë që ai vjen në vend, largohet me 60 miliardë dollarë…"/ Trump: Zelenskyy dëshiron që ata demokratët t'i fitojnë këto zgjedhje

Trump gjatë një fjalimi në një miting të mbajtur në Pennsylvania u shpreh se Zelenskyy dëshiron shumë që ata demokratët të fitojnë këto zgjedhje. 

24 Shtator 2024, 17:57 Nga E. D
"Sa herë që ai vjen në vend, largohet me 60 miliardë
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe njëkohësisht kandidati republikan Donald Trump pretendoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy mbështet partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Trump gjatë një fjalimi në një miting të mbajtur në Pennsylvania u shpreh se Zelenskyy dëshiron shumë që ata demokratët të fitojnë këto zgjedhje. 

"Unë shoh që Zelenskyy është këtu, mendoj se Zelenskyy është shitësi më i madh në histori. Sa herë që ai vjen në vend, ai largohet me 60 miliardë dollarë… Ai dëshiron që ata demokratët t'i fitojnë këto zgjedhje kaq keq, por unë do ta bëja ndryshe, do të zgjidhja paqen,” tha Trump.

Me sarkazëm duke e cilësuar Zelenskyyn si shitësin më të madh në histori i cili merr miliarda dollarë ndihmë nga SHBA, Trump tha se sa herë që vjen në vend, ai merr 60 miliardë dollarë dhe ikën. 

Trump ka pohuar se lufta që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ndalohet, duke pretenduar se do të mund të negociohej një marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit nëse ai do të ishte në detyrë.

Ndër të tjera Trump ka deklaruar se nëse zgjidhet ai do të telefonojë Zelenskyyn dhe presidentin rus Vladimir Putin dhe do t‘i inkurajojë ata të arrijnë marrëveshje paqeje.

donald trump

Sondazh

Poll