Bota

“Ballkani mbetet një fuçi baruti”/ Ish-agjenti i CIA-s në Rusi: Putin mund të përdorë Dodikun për të destabilizuar rajonin

Korn u shpreh se konflikti nuk është vetëm në Ukrainë, por ai zhvillohet edhe në Lindjen e Mesme, Ballkan, Kaukaz e më tej.

24 Shtator 2024, 19:49 Nga E. D

“Ballkani mbetet një fuçi baruti”/ Ish-agjenti i CIA-s

VLORË- Një ish-agjent i CIA-s amerikane në Rusi, Glen Korn, është shprehur se rusët i kanë shpallur luftë SHBA-ve, duke qenë palë në konflikte në disa rajone të botës. Korn u shpreh se konflikti nuk është vetëm në Ukrainë, por ai zhvillohet edhe në Lindjen e Mesme, Ballkan, Kaukaz e më tej.

Gjithashtu ai theksoi se SHBA duhet të tregojë  vëmendje të veçantë ndaj aleatëve në rajonin e Ballkanit. Korn, profesor në Institutin Amerikan për Politika Botërore (IWP) në Uashington, u shpreh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është ende një fuçi baruti.

Unë mendoj se Putini mund të përdorë zotin Dodik dhe aleatët e tij për të destabilizuar situatën këtu dhe për të larguar vëmendjen nga rajonet e tjera”, tha Korn.

Më tej Korn nënvizoi se Moska po bën luftëra hibride duke përdorur ato që ai i quan masa aktive që përfshijnë propagandë, ndikim politik, likuidime, sabotazhe, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe SHBA.

“Moska po i bënte të gjitha këto në Ukrainë përpara se të fillonin pushtimin”, thotë Korn, i cili shërbeu si i dërguari i lartë i presidentit amerikan për inteligjencën dhe sigurinë kombëtare.

glen korn

Sondazh

Poll