Bota

Tragjedi në ujërat greke/ Mbytet varka me emigrantë, 4 të vdekur dhe 30 të shpëtuar, në pranga kontrabandisti 21-vjeçar

Hetimet kryhen në rrugë detare dhe tokësore, me pjesëmarrjen e anijeve dhe mjeteve të patrullimit të Rojës Bregdetare, si dhe anijeve kalimtare.

24 Shtator 2024, 16:19 Nga E. D
Tragjedi në ujërat greke/ Mbytet varka me emigrantë, 4 të
pamje nga vendngjarja

GREQI- Një operacion kërkim shpëtimi po zhvillohet në zonën veriperëndimore të ishullit grek Samos, pas mbytjes së një varke me emigrantë. Hetimet kryhen në rrugë detare dhe tokësore, me pjesëmarrjen e anijeve dhe mjeteve të patrullimit të Rojës Bregdetare, si dhe anijeve kalimtare.

Gjithashtu deri më tani janë shpëtuar 30 emigrantë 24 burra, 5 gra dhe 1 fëmijë, ndërsa janë gjetur katër trupa të pajetë 3 gra dhe 1 fëmijë. Gjatë procesit të hetimeve paraprake u arrestua një i huaj 21-vjeçar, i identifikuar si kontrabandist i emigrantëve.

Personi i arrestuar përballet me akuzën e trafikimit dhe transportit të paligjshëm të njerëzve, që ka sjellë vdekjen, ndërsa i është konfiskuar celulari. Kërkimet vazhdojnë për persona të zhdukur.

mbytet varka me emigrante be ishullin grek

Sondazh

Poll