24 Shtator 2024, 12:08
Nga r.ll
brian spahiu, roland xhaxho
ITALI- Italia ka kthyer mbrapsht letërporosinë e prokuorisë për ekspertizën e vdekjes së 3-vjeçari Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje dentare. Arsyeja e kthimit është sepse organi i akuzës ka dërguar në letërporosi vetëm letrat dhe jo mostrat e plota. Familjarët e 3-vjeçarit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.
Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit u bë anestezia, e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë , konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.
Si ndodhi ngjarja?
I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.
vdekja e brian spahiut itali
Aktualitet
24 Shtator 2024, 11:06
r.ll
Anna Tkachenko dhe Elena Maslova
TIRANË- Një ruse dhe një ukrainase janë bërë bashkë për të shfrytëzuar s...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 10:32
r.ll
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një shtetase ruse dhe një ukrainase janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se shfrytëzonin ...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 10:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- E premtja shënon ditën e mbylljes së garës për drejtor të përgjithshëm të Policis...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 09:22
N.F
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Ish-Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra në datën 23 Qershor të vitit 2017 ka hapur tenderi...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 09:28
r.ll
makina e djegur
SARANDË- Një automjet është përfshirë nga flakët në afërsi të qendrës së ...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 09:05
r.ll
pamje nga vendngjarja
GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar ka shpëtuar paq ditën e djeshme nga një atentat me armë, teksa ishte du...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 08:21
r.ll
ambulance
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat në vendin e quajtur “Rruga e drej...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut n&...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosf...
Aktualitet
23 Shtator 2024, 22:43
M.B
Artan Hoxha dhe Baba Mondi
TIRANA- Ideja e hedhur nga kryeministri Edi Rama në OKB për të krijuar shtetin e bektashinjve, ka prodhuar d...