24 Shtator 2024, 10:18
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- E premtja shënon ditën e mbylljes së garës për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Po atë ditë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do t’i propozojë kryeministrit Edi Rama dhe emrin fitues të dalë nga gara. Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.
Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.
Lajmin për skualifikimin e 4 kandidatëve e dha edhe ministri Hoxha dje gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara janë: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Sami Rasha dhe Hajrulla Xhivini. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga policia pasi theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Gjykata i kishte caktuar këtë masë sigurie pasi urinoi në dyert e Gjykatës së Lartë.
Në garë vijojnë ende 11 emra të tjerë, mes tyre edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda të cilit SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të hetimeve për dekonspirimin e operacionit për goditjen e bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan.
Kandidatët ende në garë:
1 - Adriatik Tafçiu - Shef sektori Policia e Shtetit
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
7- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
7- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale
9- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare
10- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë
11- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës
drejtori i policise se shtetit
Aktualitet
24 Shtator 2024, 09:22
N.F
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Ish-Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra në datën 23 Qershor të vitit 2017 ka hapur tenderi...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 09:28
r.ll
makina e djegur
SARANDË- Një automjet është përfshirë nga flakët në afërsi të qendrës së ...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 09:05
r.ll
pamje nga vendngjarja
GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar ka shpëtuar paq ditën e djeshme nga një atentat me armë, teksa ishte du...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 08:21
r.ll
ambulance
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat në vendin e quajtur “Rruga e drej...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut n&...
Aktualitet
24 Shtator 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosf...
Aktualitet
23 Shtator 2024, 22:43
M.B
Artan Hoxha dhe Baba Mondi
TIRANA- Ideja e hedhur nga kryeministri Edi Rama në OKB për të krijuar shtetin e bektashinjve, ka prodhuar d...
Aktualitet
23 Shtator 2024, 22:22
M.B
TURQI- Planet për krijimin e një strukture të ngjashme me Vatikanin në zemër të Tiranës, për krijimin e ‘Sh...
Aktualitet
23 Shtator 2024, 21:21
M.B
Kreu bektashi Edmond Brahimaj, i njohur si 'Baba Mondi'
TIRANA- Mediat turke i kanë dhënë hapësirë në artikujt e tyre deklara...
Aktualitet
23 Shtator 2024, 21:13
M.B
Baba Mondi, Artan Hoxha dhe Edi Rama
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur për shtetin e ri bektashi që ka propozuar Edi Rama. Hoxha i ...