Sport

Mesfushori Alivoda ndahet me Vllazninë…

“Shpresoj qe nje dite te rikthehem tek Vllaznia dhe ta gjej kampione siç ky qytet e meriton”.

23 Shtator 2024, 16:02 Nga DOSJA

Mesfushori Alivoda ndahet me Vllazninë…

SHKODER - Tani është zyrtare: Rejan Alivoda largohet nga Vllaznia për të vazhduar karrierën e tij te Itihad Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Klubi shkodran përfiton 200 mijë euro nga shitja e 21-vjeçarit dhe ka mbajtur 20 % të kartonit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Alivoda i thotë lamtumirë Vllaznisë

“Përshëndetje te gjithëve, Dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im te skuadra e Vilanisë mbaron këtu, për te vazhduar drejt një sfide te re.

Jam i lumtur qe pata fatin te jem pjese e familjes se madhe Vllaznia, duke me dhëne mundësinë për dy vite te kaloj momente te bukura dhe te rëndësishme ne formimin tim.

Dua te falënderoj dhe i jam mirënjohës presidentit Alban Xhaferi për përkushtimin dhe përkrahjen, trajnerët për punën e palodhur, drejtoret dhe te gjithë stafin me te cilët punuam këto vite.

Gjithashtu dua te falënderoj  shokët e skuadrës qe ishin mbështetje ne këtë rrugëtim dhe qe së bashku kaluam momente te bukura, plot emocion dhe sfida.

Veçanërisht dua te falënderoj Vllaznit Ultras dhe tifozerine shkodrane qe ishte mbështetja jone, motiv për te ecur përpara qe na ndjeken ne çdo hap.

Ju jam mirënjohës për këto vite qe kalova ne qytetin tim, duke u rritur pranë jush dhe pata mundësinë te kontribuoj për fanellën e rende te Vllaznise. Shpresoj qe nje dite te rikthehem tek Vllaznia dhe ta gjej kampione siç ky qytet e meriton.

Kjo eksperiencë do te mbetet e paharrueshme për mua. Ju falenderoj, me respekt Rejan Alivoda!”, shkruan mesfushori shkodran në faqen e tij në Facebook.

Mesfushori Alivoda ndahet me Vllazninë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2024, 14:58

"Unë, nuk kam një datë skadence"...

SPANJE - Carlo Ancelotti, trajneri italian i Real Madridit, do të plotësojë 300 ndeshje këtë të martë kundër...