Bota

Lindja e Mesme në prag të një lufte të re! Izraeli intensifikon sulmet ndaj Hezbollahut: Shënohet një viktimë, thirrje civilëve të largohen nga zonat ku vepron grupi

Duke folur në funeralin e komandantëve të lartë të vrarë në një sulm ajror në Bejrut, numri dy i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se grupi nuk do të pengohej dhe u zotua të vazhdojë me sulmet ndaj Izraelit derisa të ketë një armëpushim në Gaza.

23 Shtator 2024, 09:42 Nga r.ll
Lindja e Mesme në prag të një lufte të re! Izraeli
pamje nga sulme

LIBAN- Fushata e Izraelit kundër Hezbollahut po intensifikohet, me disa nga sulmet ajrore më intensive në konfliktin gati njëvjeçar. Frika këtu është se ky mund të jetë përgatitja e një ofensive më të gjerë që mund të përfshijë një pushtim tokësor të Libanit jugor për të larguar luftëtarët nga kufiri.

Kjo do të krijonte kushtet për kthimin e dhjetëra mijëra banorëve izraelitë të zhvendosur nga komunitetet veriore, gjë që Izraeli thotë se është qëllimi i fushatës së tij. Izraeli mund të shpresojë se me këtë presion Hezbollahu do të tërhiqet, ndërsa deri më tani, duket e pamundur.

Grupi është dobësuar pas pengesave të konsiderueshme, por sërish mbetet sfidues. Duke folur në funeralin e komandantëve të lartë të vrarë në një sulm ajror në Bejrut, numri dy i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se grupi nuk do të pengohej dhe u zotua të vazhdojë me sulmet ndaj Izraelit derisa të ketë një armëpushim në Gaza.

"Ne kemi hyrë në një fazë të re," tha ai, raporton BBC"Titulli i së cilës është beteja e pafundme e llogarisë."

Ajo që është gjithashtu shqetësuese është se, siç u pa dje, nuk kishte vetëm raketa të lëshuara nga Hezbollah, por edhe raketa të lëshuara nga një milici e mbështetur nga Irani në Irak. Ky mund të jetë një tregues se ndonjë konflikt i madh nuk ka gjasa të mbetet i kufizuar në Liban dhe Izrael.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite mëngjesin e sotëm. Sulmet vdekjeprurëse ndodhën në periferi të Bodai, një qytet në Luginën Bekaa në Libanin veri-lindor.

NNA e identifikoi fatalitetin si një bari dhe tha se dy anëtarë të familjes së tij ishin në mesin e të plagosurve të transferuar në spitale. Hezbollahu tha gjithashtu përmes faqes së saj të internetit Al-Ahed se një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën në Bodai.

Ushtria izraelite të hënën u bëri thirrje po ashtu civilëve në Liban që të largohen nga zonat në të cilat vepron Hezbollahu, duke paralajmëruar se së shpejti do të "angazhohet në sulme të sakta të gjera" kundër grupit militant të mbështetur nga Irani në të gjithë vendin. 

lindja e mesme izraeli liban hezbollah

Sondazh

Poll