Bota

Samiti në OKB/ Vuçiç: Nëse Joe Biden mund të flasë për 20 minuta, edhe unë mundem! Komenti për brohoritjet e ushtarëve amerikanë para Osmanit

Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka personel të trajnuar mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Turqia, por shtoi se “nuk e kërcënojnë Ushtrinë e Serbisë”.

23 Shtator 2024, 09:10 Nga r.ll
Samiti në OKB/ Vuçiç: Nëse Joe Biden mund të
aleksander vucic

SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur nga SHBA, ku po merr pjesë në punimet e "Samitit të së Ardhmes" në Asamblenë e OKB-së. Vuçiç tha se do të mbajë fjalimin e tij para liderëve botërore ditën e nesërme, ndërsa u shpreh se askush nuk mund ta ndalojë që ai të flasë po aq sa Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, rreth 20-25 minuta.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe. Ai tha se gjatë qëndrimit në Nju Jork deri më 27 shtator, do të ketë takime dypalëshe me më shumë se 40 liderë botërorë

Presidenti serb nuk ka lënë pa komentuar edhe vizitën e Osmanit dhe Ushtrinë e Kosovës. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka personel të trajnuar mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Turqia, por shtoi se “nuk e kërcënojnë Ushtrinë e Serbisë”.

“Ata kanë kuadro të mira, të trajnuara, nuk ka dyshim për këtë. Ne i dimë numrat e saktë, por nuk do të flas për këtë tani. Nuk është diçka që mund të kërcënojë Ushtrinë e Serbisë, por që mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë, kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha ai.

Vuçiç iu referua gjithashtu vizitës së kësaj jave të presidentes Vjosa Osmani në akademinë ushtarake West Point në Amerikë, ku ajo deklaroi se atje po trajnohen edhe pjesëtarë të FSK-së

“E patë Vjosa Osmanin dje në West Point, ku ushtarët amerikanë brohorisnin për të dhe thërrisnin ‘Kosova, Kosova, Kosova’, gjë që nuk është e këndshme për ne serbët ta shohim. Por mirë, jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm qetësi, durim dhe qëndrueshmëri”, tha Vuçiq, shkruan Kossev.

Në kuadër të Samitit dyditor për të Ardhmen do të mbahen disa seanca, ku do të diskutohet për përmirësimin e sistemit global për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme, forcimin e multilateralizmit për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të ardhmen e përbashkët dixhitale, më pas transformimi i qeverisjes globale dhe Agjenda për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Philemon Young do të mbajnë fjalët hyrëse në Samit. Në samitin e sotëm pritet që të miratohet dokumenti final “Pakti për të Ardhmen”. 

 

aleksander vucic samiti per te ardhmen ne okb vjosa osmani

Sondazh

Poll