Bota

Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajmi është publikuar nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

23 Shtator 2024, 09:30 Nga r.ll
Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar, Adem Jashari
hava jashari gashi

KOSOVË- Ditën e sotme është ndarë nga jeta Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari. Lajmi është publikuar nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.



dem jashari hava jashari gashi

Sondazh

Poll