Aktualitet

Tentoi të largohej nga Shqipëria dhe pse nën masën "arrest në shtëpi", ndalohet 26-vjeçari në Vlorë 

I riu tentoi arratisjen, për t’u larguar nga Shqipëria, por u kap nga policia.

22 Shtator 2024, 14:23 Nga M.B
Tentoi të largohej nga Shqipëria dhe pse nën masën
Foto ilustruese

VLORA- Një 26-vjeçar është ndaluar në Vlorë pasi kishte thyer masën e sigurisë, “arrest në shtëpi”  të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. I riu tentoi arratisjen, për t’u larguar nga Shqipëria, por u kap nga policia.

Pjesë nga njoftimi:

Po ky komisariat ndaloi shtetasin D. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e DRKM Vlorë në dalje të RSh-së, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

vlora

Sondazh

Poll