Aktualitet

U largua nga banesa dhe nuk u kthye më, gjendet i mbytur në përrua 70-vjeçari në Gramsh

Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

22 Shtator 2024, 12:41 Nga M.B
U largua nga banesa dhe nuk u kthye më, gjendet i mbytur në
Foto ilustruese

GRAMSH- Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në një përrua në fshatin Bërsnik të Gramshit. Bëhet me dije se i moshuari ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pjesë nga njoftimi:

Më datë 21.09.2024, në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik, është gjetur dyshohet i mbytur shtetasi S. H., 70 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00.

gramsh

Sondazh

Poll