22 Shtator 2024, 11:30
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Dy ku kultivohej lëbdë narkotike u zbuluan në fshatin Xhan në Shkodër, ndërsa u arrestua në flagrancë një 46-vjeçar. Mësohet se lënda narkotike ishte në proces tharje, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarake.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Njoftimi:
Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga Komisariati i Policisë Shkodër, i zhvilluar në territorin e fshatit Xhan, të njësisë administrative Pult, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe i armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak. Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, shumica në proces tharjeje. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 46 vjeç, banues në fshatin Bleran, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve kanabis dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak që u gjetën në dy banesat e braktisura që i kishte në përdorim ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
shkodra
Aktualitet
22 Shtator 2024, 11:15
M.B
Lefter Alla
TIRANA- Ish-Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka dalë nga burgu pasi përfundoi dënimin me dy vite të dhë...
Aktualitet
22 Shtator 2024, 10:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 50-vjeçare është proceduar penalisht ndërsa djali i saj është shpallur në kërkim...
Aktualitet
22 Shtator 2024, 10:24
M.B
Foto nga operacioni
BRITANI- Një shqiptar që ka tentuar të hyjë fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, disa jav&...
Aktualitet
22 Shtator 2024, 09:10
I.A
Policia
ITALI- Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë pasi persona të maskuar i zunë prit&eum...
Aktualitet
22 Shtator 2024, 08:35
I>A
Makina
VLORË- Një makinë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë...
Aktualitet
22 Shtator 2024, 07:19
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vr...
Aktualitet
21 Shtator 2024, 22:08
N.F
Foto ilustruese
KUKËS- Ditën e sotme janë rikonfirmuar masat paraprake te sigurisë per 22 efektivet e policisë, te cilët nj&e...
Aktualitet
21 Shtator 2024, 21:17
N.F
Sarajevë
TIRANË- Largimi i shqiptarëve drejt vendeve të Perëndimit mesa duket ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke...
Aktualitet
21 Shtator 2024, 20:51
N.F
Foto ilustruese
MALIQ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Vreshta të Maliqit. Policia bën me dij...
Aktualitet
21 Shtator 2024, 18:06
N.F
Banesa
PUKË- Pasditen e sotme një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Mesul të Pukës. Mësohet se banesa e d...