Aktualitet

Nuk hidhnin gjobat në sistem, Gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët

Gjykata pas një seance maratonë të nisur që në orën 11:00 e deri në pasdite vonë vendosi te mos ndryshoje asnjë nga masat e dhëna me herët.

21 Shtator 2024, 22:08 Nga N.F
Nuk hidhnin gjobat në sistem, Gjykata e Kukësit lë në fuqi
Foto ilustruese

KUKËS- Ditën e sotme janë rikonfirmuar masat paraprake te sigurisë per 22 efektivet e policisë, te cilët një ditë më parë u faktua se ishin përfshire në një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave te drejtuesve te automjeteve. Gjykata pas një seance maratonë të nisur që në orën 11:00 e deri në pasdite vonë vendosi te mos ndryshoje asnjë nga masat e dhëna me herët.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore, AMP një njoftimin e bërë ditë më parë ka bërë me dije se ka ekzekutuar 22 masa sigurie ndaj 22 punonjësve të policisë në Kukës ndërsa ata akuzohen për për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”. 6 prej tyre janë në arrest me burg ndërsa 16 të tjerët janë nën masën "detyrim paraqitje".

Më tej në njoftim bëhet me dije se këto masa u morën pas hetimeve disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë ku u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.


AMP shton se punonjësit e policisë konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

gjoba gjykata e kukesit masa sigurie police

Sondazh

Poll