Aktualitet

Nënë e bir u dogjën në banesën e tyre, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

Kryebashkiaku i qytetit të Hasit, Miftar Dauti shprehu ngushëllime familjes Lushi, ndërsa tha se dyshimet janë që zjarrin mund ta ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike.

21 Shtator 2024, 15:27 Nga r.ll
Nënë e bir u dogjën në banesën e tyre, bashkia e Hasit
banesa e djegur

HAS- Fshati Nikoliq i Hasit u trondit dy ditë më parë, ku u dogjën në banesë nënë e bir. Ditën e sotme Bashkia e Hasit, ka akorduar 1 milion lekë të rinj për familjarët e dy viktimave, si edhe do të paguajë shpenzimet për ceremoninë mortore.  Kryebashkiaku i qytetit të Hasit, Miftar Dauti shprehu ngushëllime familjes Lushi, ndërsa tha se dyshimet janë që zjarrin mund ta ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike.

Në shtëpinë e cila u dogj jetonte Rexhë Lushi me bashkëshorten dhe nëna e tij Fatime Lushi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, dy ditë më parë. Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t'i ndihmuar. Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë. 

Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten e tij është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.  Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elektrike.  Kushëriri i dy viktimave mes dhimbjes dhe dëshpërimit thotë se Rexha sakrifikoi jetën për të shpëtuar nënën.

rexhe lushi fatime lushi bashkia e hasit

Sondazh

Poll